HomeAktualitetKryesore

“Çizmja” del hapur/ Tentativa e rrëmbimit të protestës së studentëve nga militantët e LSI: Të shpëtohet mandati i Monika Kryemadhit!

“Çizmja” del hapur/ Tentativa e rrëmbimit të protestës së studentëve nga militantët e LSI: Të shpëtohet mandati i Monika Kryemadhit!

Pas denoncimit të skandalit për doktoraturën me plagjiaturë, Monika Kryemadhi ka dal “pa gdhirë” mëngjesin e sotëm, për të dorëzuar një amendament për ligjin e arsimit.

Sipas Kryemadhit, ajo e ndjen të nevojshme që të rikthehet në parlament për të rinjtë, sepse kjo është e domosdoshme, por në fakt ajo që po bënë kryetarja e LSI-së, është rikthimi në parlament për të mbrojtur mandatet.

Madje e vërteta e arsyes së protestës së studentëve para Kryeministrisë apo dhe tek Zogu i Zi, është sebepi për kthimin e Monikës në parlament dhe deputetëve të saj, para se tu digjen mandatet./Ekskluzive.al