HomeAktualitetKryesore

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë zbulon rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë zbulon rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 13 persona, duke e çuar në 1197 numrin total të të infektuarve.

Sipas MSH, rastet e reja janë në bashkitë e Tiranës 11 raste, Krujës 1 rast dhe Shkodrës 1 rast.Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.