Pas disa ditësh rritje, 24 orët e fundit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve me COVID-19.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste pozitive me koronavirus. Një ditë më parë, në vendin tonë u shënua numri rekord i të infektuarve, ku u regjistruan 82 raste pozitive.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja e rasteve të reja është 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Gjithashtu një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 38 numrin total të v.iktimave, mësohet se e moshuara është një 82-vjeçare e infektuar me COVID-19 te Hematologjia dhe ishte shtruar tek Infektivi.
Përgjatë kësaj jave kurba e infektimeve ka shënuar një rritje të ndjeshme, ndërsa është ulur ditën e sotme, ndonëse shifra e infektimeve mbetet ende e lartë.
Katër raste të reja janë shënuar sot në Durrës. Dy raste janë kontakte të vjetra të rasteve të konfirmuara më parë, kurse 2 të tjerat janë raste të reja që krijojnë tashmë vatra të reja. Një prej rasteve të reja është në Sukth teksa në këtë qytezë shënohet një i infektuar zyrtarisht më koronavirus. Sukthi i është bashkuar qyteteve të infektuara me koronavirus.
Ndërkohë Durrësi ashtu si Shqipëria në nivel kombëtar ka pësuar një rënie të rasteve me COVID-19. Nga 8 që ishin dje, sot ka 4 raste.
Ndërkohë Shqipëria ka 50 raste të reja me COVID-19, 32 më pas se dje e cila ishte dita rekord gjatë gjithë pandemisë për vendin tonë sa i përket rasteve të infektuara.

