HomeAktualitetKryesore

COVID 19/ Rritet sërish numri i të prekurve në 24 orët e fundit. Të gjithë rastet ne Tiranë

COVID 19/ Rritet sërish numri i të prekurve në 24 orët e fundit. Të gjithë rastet ne Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 26 persona, të gjithë në Tiranë, duke e çuar në 1076 numrin total të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 26 rastet pozitive 12 janë personel mjekësor në QSUT, që fatmirësisht nuk kanë simptoma.

Gjithashtu, gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.