HomeAktualitetKryesore

COVID-19/ Sërish ulje të numrit të të prekurve brenda 24 orëve

COVID-19/ Sërish ulje të numrit të të prekurve brenda 24 orëve

Ulet sërish numri i personave të identifikuar me koronavirus në vendin tonë. Kështu, përgjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19.

Mësohet se 3 raste kanë qenë në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë. Ndërkohë numri në total i të prekurve ka shkuar në 969.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri me dije se rreth 80% e të prekurve me këtë virus janë të shëruar.

Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.
Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.