HomeAktualitetKryesore

Covid merr akoma jetë, por testet tregojnë se rastet pozitive kanë rënë në mënyrë drastike

Covid merr akoma jetë, por testet tregojnë se rastet pozitive kanë rënë në mënyrë drastike

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2707 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.