HomeAktualitetKryesore

Ç’patën?! Rama fshikullon opozitën, trimat mbajnë kokën me dorë, kurse “udhëheqësit” largohen

Ç’patën?! Rama fshikullon opozitën, trimat mbajnë kokën me dorë, kurse “udhëheqësit” largohen

Kreu i qeverisë Edi Rama duke i’u drejtuar deputetëve të opozitës në Kuvend, tha se Komisioni Europian nuk ka dërguar gjë tjetër, vetëm se urime, e vlerësime, por ju nuk keni veshë të dëgjoni dhe as sy të shikoni.

Ne kemi datën për negociatat, këta thonë jo, se qershorin e kanë problem, se në qershor i pësojnë të gjithë ato goditjet. Qershori është hija që ju ndjek dhe do ju ndjekë nga pas, dhe qershori tjetër do vijë, një rrugë e dy punë: t’ju rregullojë mirë siç e meritoni dhe të hyjmë në procedurat përfundimtare për hapjen e negociatave.”-tha Rama.

Ndërkohë që ne, opozitarët që na premtuan se nëse nuk do hapeshin negociatat, sot çdo gjë do ishte ndryshe dhe na garantuan se do bënin namin. Këtë e deklaroi “profesori” i madh Edmond Shyqyri Spaho, por me atë që pamë u bindëm se Mondi nuk kishte gënjyer, tashmë u kishin ardhur mend dhe kur Rama fliste, ato shtërngonin kokat me duar.

Në të vërtet, Rama nuk fol,i por i fishkëlloi dhe rëndë, por ata përsëri nuk pipëtinë dhe ishin bërë për të ardhur keq, si të braktisur nga udhëheqësi i madh, që nuk kishte se çfarë historie digjitale të tregonte dhe nga mashtrusi i vogël, që u largua nga halli, sepse nuk kishte se kush ta mbronte.

Ja si i “pështyu” Rama në fytyrë:

 “Kur Zoti kufizoi inteligjencën, është fatkeqësi që nuk kufizoi edhe budallëkun”. Duke nënkuptuar me këtë shprehje atë, opozitën.
Ishte për të ardhur keq,, kur Luli nuk fliste dhe zogjtë e furrikut nuk pëpëtinin sepse nuk kishin  se çfarë të thonin, pa shenjën e udhëheqësit. Asnjë grup fëmijësh nuk do ta pranonin budallalikun e tyr… aq  modestësisht/ Ekskluzive.al