HomeBota

Ç’po ndodh me ekonominë kineze nën pandemi?

Ç’po ndodh me ekonominë kineze nën pandemi?

Ekonomia kineze regjistroi një rritje rekord prej 18.3 përqind në tremujorin e parë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është kërcimi më i madh në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) që kur Kina filloi të mbante shënime tremujore në 1992.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia kineze ra 6.8 përqind për shkak të bllokadave në të gjithë vendin pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

“Ekonomia kombëtare ka bërë një fillim të mirë. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se pandemia COVID-19 është akoma duke u përhapur globalisht dhe peizazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar nga pasiguri dhe paqëndrueshmëri të mëdha,” tha në një deklaratë Byroja Qendrore Kineze e Statistikave.

Eshtë pohuar gjithashtu se prodhimi industrial në mars u rrit me 14.1 përqind krahasuar me një vit më parë, ndërsa shitjet me pakicë u rritën me 34.2 përqind.

Pavarësisht nga një fillim katastrofik i vitit, Kina ishte e vetmja ekonomi e madhe që u rrit 2.3 përqind në 2020, megjithëse më e dobëta në dekada.