HomeAktualitetKronike

Ç’po ndodh në portin e Durrësit? Policia italiane zbarkon në tokën shqiptare, bllokohen mbi 150 udhëtarë

Ç’po ndodh në portin e Durrësit? Policia italiane zbarkon në tokën shqiptare, bllokohen mbi 150 udhëtarë

Në Portin e Durrësit kanë mbërritur efektivë të Policisë italiane dhe nuk po lejojnë asnjë person që të niset drejt vendit fqinj pa marrë rekomandim në ambasadën italiane për udhëtimin pavarësisht se kanë prerë biletat.

Fax News shkruan se nga Porti i Durrësit të gjithë ata që kanë prerë biletat në Shqipëri nuk lejohen të kalojnë në destinacionin e tyre.

Qytetarët ankohen pasi i kanë prerë biletat e udhëtimit dhe rreth 150 familjarë po presin të nisen. Mësohet se shkak për krijimin e kësaj situate janë bërë mosmarrëveshjet mes palës shqiptare dhe asaj italiane.

Shumica e personave që kanë mbetur të bllokuar prej orësh janë shtetas shqiptar me nënshtetësi italiane dhe mes tyre ka edhe shumë fëmijë.