HomeAktualitet

Çuçi të bënë “gjëmën”! 14 kriminelë në arrati: Çon për hetim dhe ish-drejtorin Gledis Nano

Çuçi të bënë “gjëmën”! 14 kriminelë në arrati: Çon për hetim dhe ish-drejtorin Gledis Nano

Ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis Nano do të jetë nën hetim për dekonspirimet e operacioneve.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi gjatë publikimit të vendimeve të qeverisë, ku u lajmërua dhe emërimi i drejtorit të ri të policisë Muhamet Rrumbullaku.

Ministri iu referua një deklarate të dhënë nga ish-drejtori i policisë për një media franceze, ku tha se 14 kriminelë u arratisën nga dekonspirimi i një operacioni.

“Është shqetësuese. Ne do thellojmë hetimin duke përfshire në të dhe ish-drejtorin për ti shkuar në fund të vërtetës dhe për të ndëshkuar këdo që dekonspiron operacionet”- tha Çuçi.