HomeAktualitetDebat

Çudira nga drejtësia shqiptare: Nën hetim për korrupsion që kap miliardin, por Edvin Prifti do t’ju japë mësim studentëve

Çudira nga drejtësia  shqiptare: Nën hetim për korrupsion që kap miliardin, por Edvin Prifti do t’ju japë mësim studentëve

Mjeku Edvin Prifti, i cili është nën hetim për akuzën e korrupsionit dhe ryshfetit, i është kthyer punës si pedagog në Universitetin e Mjekësisë.

Ka qenë Gjykata e Apelit ajo që i ka dhënë të drejtë Priftit që të vazhdojë aktivitetin e tij si pedagog, ndërkohë që mbetet i pezulluar sa i takon ushtrimit të detyrës si mjek.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak ditë më parë sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro.