HomeAktualitetDebat

Çudira “spakistësh“! Alo, tani e gjete që jemi në zgjedhje”? Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

Çudira “spakistësh“! Alo, tani e gjete që jemi në zgjedhje”? Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se ish-kryebashkiaku socialist Edison Memolla përfundoi në qeli për një shprehje në telefon.

Klosi theksoi se rasti i Memollës është shembulli më kuptimplotë që Reforma në Drejtësi është e paprekshme nga PS.

“Rasti i fundit i Rrogozhinës tregon të gjithë këtë fillin e logjikës që unë thashë. Një kryetar bashkie në detyrë, në telefon thotë një shprehje që s’ka lidhje as me korrupsionin asnjë gjë, por për punën e dritave, ‘po tani e gjete?’- i thotë atij, ‘që jemi në zgjedhje’. Për ketë gjykohet”, u shpreh Klosi.

“Nuk ndërhyri politika për një kryetar të zgjedhur të PS të thoshte mos e gjyko këtë, mos e dëno këto, ose mbaje në punë. Për një shprehje në telefon që ‘ore tani e gjete?’ ai sot është në burg, dhe është shembulli më kuptimplotë i kësaj që ne themi që Reforma në Drejtësi është e paprekshme nga PS. Ne jemi garantët e vetëm të mbrojtjes”, vijoi Sekretari i Përgjithshëm Socialist.