HomeAktualitetDebat

“Çunat problematikë të partisë qenkan organizuar”! Juristi Romeo Kara del me reagimin e fortë pas zbulimit të strategjisë së PD-së për zgjedhjet e 25 prillit: Ky është stafi i Bashës i marrë hua nga Saliu!

“Çunat problematikë të partisë qenkan organizuar”! Juristi Romeo Kara del me reagimin e fortë pas zbulimit të strategjisë së PD-së për zgjedhjet e 25 prillit: Ky është stafi i Bashës i marrë hua nga Saliu!

Drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj zbuloi sot strategjinë që Partia Demokratike po përgatit për mbrojtjen e votuesve ditë e zgjedhjeve. Ai tha se po përgatiten për më të keqen, madje edhe për mbrojtjen fizike të votuesve e komisionerëve.

Pas kësaj deklarate të Rushajt ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se çunat problematikë të partisë qenka organizuar dhe kanë marrë përsipër atributet e strukturave ligjore të rendit dhe sigurisë.

“Po përgatitemi për më të keqen”, drejtuesi i fushatës së PD-së del me paralajmërimin e fortë për zgjedhjet e 25 prillit: Për mbrojtjen fizike të votuesve dhe komisionerëve…
“Pra, militantet, cunat problematike të partise, qenkan organizuar me synimin për të marre persiper atributet e strukturave ligjore të rendit dhe sigurise.

Prokuroria duhet të reagoje kryesisht ndaj kesaj deklarate dhe ketij deklaruesi me merita të vecanta në aferen CEZ.

Ky eshte stafi i Bashes i marre hua nga Saliu.”, shkruan Romeo Kara.