HomeAktualitet

Çuni i Fahri Balliut nuk e ka dëgjuar paralajmërimin e SHBA, thirrje për dhunë: Ju ftoj ditën e enjte të marrim Parlamentin mbrapsht

Çuni i Fahri Balliut nuk e ka dëgjuar paralajmërimin e SHBA, thirrje për dhunë: Ju ftoj ditën e enjte të marrim Parlamentin mbrapsht

Çuni i Fahri Balliut nuk e ka degjuar deklaraten e SHBA kunder diegies se mandateve, dhe per me teper thirrjen ndaj deputeteve qe te refuzojne urdherat e lidershipit.

Ashtu si çdo mbrëmje tjetër, sapo ka nisur protesta e Astirit.

Prej 107 ditë radhazi banorët kanë dal të protestojnë me pankarta në duar.

Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat si dhe anulimin e projektit të ‘Unazës së Madhe’.

Në mbështetje të tyre kanë qenë si gjithmonë dhe deputetët e opozitës.

Deputeti Klevis Balliu ka marrë fjalën duke i ftuar të gjithë në protestën e ditës së enjte.

‘Dikur thoshim që ligji është i barabartë, tani nuk funksionon më ligji, për Saimir Tahirin, për Olsi Ramën nuk funksionon jo.

Po të vijë të jap përgjigje Edi Rama pse Danielin Drobaj mbahet në burg.

Zotëri i nderuar keni marrë peng parlamentin dhe ju ftoj ditën e enjte të gjithëve për të marrë parlamentin mbrapsht’, tha Balliu.