HomeAktualitetDebat

“Çuni i Xhepit” ambasadori i “qokave” të nepotizmit të Ramës entuziast për rolin e amabsadorit Grenell ne fitoren e Trumpit

“Çuni i Xhepit” ambasadori i “qokave” të nepotizmit  të Ramës entuziast për rolin e amabsadorit Grenell ne fitoren e Trumpit

Richard Grenell, njeriu kyç i Trump për politikën e jashtme, ka shpërndarë në Instagram një postim nga Ballkani.

Bëhet fjalë për postimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Në postim shkruhet: Urime Presidentit Trump për rikthimin historik dhe më shumë se të merituar. Përgëzime Partisë Republikane që e ngjyrosi me të kuqe krejt vendin!

Vijon pastaj një pjesë dedikuar Grenell me fjalët: Falënderime të mëdha për mikun tim të dashur Richard Grenell për rishkrimin e rregullave të lojës edhe njëherë tjetër. Ja ku jemi për një katërvjecar të ardhshëm të begatshëm në bashkëpunim”.

Denion Meidani, është aktualisht ambasador mjaft aktiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej disa muajsh angazhimi në diplomaci si një qokë e Ramës për Xhepin e famshëm, sepse ai është emëruar aty pa asnjë lidhje me diplomacinë, por si djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani.