HomeAktualitetDebat

D.huna në protestën e opozitës, kreu i OSBE “shuplakë” Bashës e Kryemadhit: Jeni bërë të mërzitshëm, po pengoni zhvillimin!

D.huna në protestën e opozitës, kreu i OSBE “shuplakë” Bashës e Kryemadhit: Jeni bërë të mërzitshëm, po pengoni zhvillimin!

Kryetari i radhës së OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák kanë deklaruar se protestat e d.hunshme në Shqipëri janë bërë të mërzitshme.

Miroslav Lajçak: Dëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor.

Nxis aktorët politik të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve.

Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit përfshirë dhe opozitën.

Përshkallëzimi i d.hunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita është bërë e mërzitshme.

Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët.

Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të d.hunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare.

E vetmja mënyrë për të arritur përparim dhe për të gjetur zgjidhje është përmes dialogut konstruktiv me të gjithë palët e interesuara, përfshirë shoqërinë civile dhe botën akademike, për të kaluar këto dallime dhe për të punuar në interes të vendit tuaj.

Vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre është për të ardhur keq. Demokracia kërkon kontroll dhe balancë dhe opozita ka një rol të rëndësishme.

Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë drejt pushtetit politik. D.huna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare është e papranueshme.

Ne e përbuzim fuqimisht përpjekjet e bëra ndaj misionit të OSBE. Ndaj falënderojmë qeverinë për ndërmarrjen e veprimeve të duhura në këtë drejtim.