HomeAktualitetKronike

“Dako nën hetim”, Prokuroria: S’është e vërtetë

“Dako nën hetim”, Prokuroria: S’është e vërtetë

Pretendimeve se Prokuroria ka futur në hetim kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon si person nën hetim, e ka hedhur poshtë organi i akuzës, i cili e mohon një gjë të tillë, edhe pse priten zhvillime të reja për dosjen.

Pyetjes nëse Vangjush Dako është nën hetim, Prokuroria iu përgjigj:

“Ju bejme me dije se emri i shtetasit Vangjush Dako nuk është regjistruar në regjistër si person nën hetim. Shtetasi Vangjush Dako nuk është pyetur në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.339 te vitit 2016.

Prokuroria e Përgjithshme”

Gjithashtu, Prokuroria bënë me dije, se po heton edhe për nxjerrjen e përgjimeve në media, çka sipas organit të akuzës përbën cënim të punës hetimore.