HomeSport

Daku i pandalshëm! Shëngon golin e pestë në kampionatin rus

Daku i pandalshëm! Shëngon golin e pestë në kampionatin rus

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku duket se nuk ka të ndalur këtë sezon, pasi ka shënuar 5 gola në po kaq ndeshje.

Goli i pestë i tij ka ardhur në ndeshjen e sotme që ekipi i Rubin Kazan po zhvillon përballë Dinamo Makhachkala e vlefshme për javën e 5-të në Premier League ruse.

ProfitSence Logo

26-vjeçari i dhuroi avantazhin Rubinit në minutën e 45-të të sfidës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, një 11-metërsh i ekzekutuar me mjeshtëri në trekëndëshin e portës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 falë golit të Dakut.

Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari i momentit jo vetëm te skuadra e tij, por në të gjithë kampionatin rus.