HomeAktualitetKronike

Dalin detaje të reja nga operacioni në Nikël, kush janë “të fortët” e tjerë të shoqëruar nga policia?

Dalin detaje të reja nga operacioni në Nikël, kush janë “të fortët” e tjerë të shoqëruar nga policia?

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forcat speciale, FNSH, RENEA, shoqëruar nga mjete të blinduara,  kanë rrethuar fshatin Nikël të Krujës duke kryer kontrolle të befasishme në banesat e një grupi personash të cilët janë njohur si grupi i Niklës.

Fillimisht  kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun, që njihet si më kryesori i Niklës. Më pas janë shoqëruar veç Flamur Hakës, edhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Policia i ka ende nëpër furgona dhe presin të mbarojë aksioni ku do ti dërgojnë, Tiranë apo Durrës.