HomeAktualitetKronike

Dalin emrat e plotë të të a.rrestuarëve të operacionit “Rodoni”: Nga ish-drejtorët tek kryekomunari, juristët e deri tek hartografët

Dalin emrat e plotë të të a.rrestuarëve të operacionit “Rodoni”: Nga ish-drejtorët tek kryekomunari, juristët e deri tek hartografët

Zbardhen emrat e te a.rrestuarve te operacionit koduar “RODONI”, finalizuar me vënien në p.ranga të 18 personave si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, për goditjen e veprimtarisë k.riminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ne mesin e 18 të a.rrestuarve në Durrës në kuadër të operacionit “Rodoni”, janë edhe ish-drejtuesit e Hipotekës, si: Ardian Iljazaj, Edlira Nova, Adrian Kona.

Masa e sigurisë personale “A.rrest në b.urg” për shtetasit e meposhtëm:

• Ardjan Iljazaj, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Adrian Kona, 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

• Gjon Bushi, 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Bledar Zerba, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

• Malvina Deçka, 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

• R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

• M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Rovin Zeqja, 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

• D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Enver SHima., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Latif Mullai, 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• Luigj Bushi, 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

• Gjon Proja, 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• Gjon Bushi, 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• Albert Doda, 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• Lekë Ndoj, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

“Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

• Anila Çunaj, 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• Shaqir Aruçi, përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

• L. K., 33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

• Dorian Gollaj, 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Në kërkim shtetasit:

1. L. O., administrator i një shoqërie private.

2. L. B., përfitues toke me banim në Bizë.

3. A. R., përfitues, me banim në Katund i Ri, Sukth.