HomeAktualitetKryesore

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Ku të KLIKONI për të mësuar nëse jeni fitues

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Ku të KLIKONI për të mësuar nëse jeni fitues

Pak pas orës 18:00 dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane. Të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar do të mësojnë nëse janë fitues duke kontrolluar faqen këtu www.dvlottery.state.gov.

Edhe këtë vit faqja e internetit është e mbingarkuar, çka flet për numrin e madh të shqiptarëve që kanë aplikuar pët lotarinë dhe presin të mësojnë nëse janë fitues apo jo.

Ambasada thotë se “nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh”.

Të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në faqen zyrtare të E-DV-së.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Ambasada Amerikane u bën të gjithë personave që kanë aplikuar që të kontrollojnë rregullisht emailin për njoftimet e mëtejshme.