HomeDiaspora

Dasmorë gjithë banorët e Granzes! Hapën dasmën me këngën “Xhamadani vija-vija”: Kush është vlonjatja që u martua me kryekomunarin italian

Dasmorë gjithë banorët e Granzes! Hapën dasmën me këngën “Xhamadani vija-vija”: Kush është vlonjatja që u martua me kryekomunarin italian

Vlonjatja Ilda Mustaj është martuar me një kryetar komune në një provincë në Padova, Damiano Fusaro në Itali. Ilda në një lidhje tek “ABC-ja tregon detajat për dasmën e saj por kryesisht edhe për njohjen me partnerin kryetar komune.

Jemi njohur në një kurs teatri. Unë isha asistente ai profesori im . Unë nuk kisha patentë në atë kohë dhe ai më shoqëronte me makinë. U dashuruam me shikim të parë të dy.

Ajo shpjegoi se dasma është zhvilluar në një vilë qindra vjeçare në komunën që drejtonte bashkëshorti i saj dhe hapja e saj është bërë me k¨ngën shqiptare “Xhamadani vija vija”.

Në dasëm kanë marrë pjesë të gjithë banorët e Granzes dhe të afërmit e çiftit. Ekskluzive.al