HomeDiaspora

Debate dhe përplasje në Parlamentin kosovar! Deputeti nuk përmbahet: Ah i’u q**** robtë!

Debate dhe përplasje në Parlamentin kosovar! Deputeti nuk përmbahet: Ah i’u q**** robtë!

Jo vetëm parlamenti i Shqipërisë është përfshirë sot në debate, por edhe ai i Kosovës, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë seancës Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, ndërsa i bie tavolinës me shishe uji.Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.

E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Ndërkohë para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.