HomeAktualitet

Debati për gjobat ndaj biznesmenëve: Një rast, që tregon se Flamur Noka i’u tregon “vendin” oligarkëve

Debati për gjobat ndaj biznesmenëve: Një rast, që tregon se Flamur Noka i’u tregon “vendin” oligarkëve

Flamur Noka ka akuzuar një ditë më parë Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, se iu vendosnin gjoba oligarkëve.

Kjo gjë, sipas tij, tani nuk ndodh më në PD.

Por, a ka qenë vetëm Basha me Bardhin që vendosnin gjoba ndaj biznesmenëve?

Në fakt, rasti më flagrant është ai që përfshin vetë Flamur Nokën.

Bëhet fjalë për protestën kundër taksës për “Rrugën e Kombit”, organizuar nga kuksianët.

Edhe pse deputet i Kukësit, Flamur Noka shkoi atje për ta prishur protestën.

Madje deklaroi edhe në Kuvend, se njerëzit që protestonin kundër taksës, ishin dërguar nga Edi Rama.

“Pjesëtarë të shoqërisë civile e kishin pikë në zemër që nuk morën pjesë në protestë.

Kur i pyeta se pse nuk erdhën, më thanë që i kishte marrë në telefon Flamuri dhe u kishte thënë që të mos shkonin, pasi ata janë disa këshilltarë të djathtë që janë shitur te Edi Rama.

Ishte akuzë e rëndë dhe kam qeshur”, deklaronte atëhere ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezit.

Tani çfarë interesi kishte Flamur Noka ta prishte këtë protestë, që drejtohej kundër Ramës dhe biznesmenit që përfiton taksën? Kjo pyetje nuk do shumë mend për përgjigjie.