HomeAktualitetDebat

Debati për ligjin antishpifje, Braçe i përgjigjet Cukalit: Boll i dolët zot shpifjes! E ke provuar ndonjëherë në kurriz?

Debati për ligjin antishpifje, Braçe i përgjigjet Cukalit: Boll i dolët zot shpifjes! E ke provuar ndonjëherë në kurriz?

Pas deklaratave të Koloreto Cukalit në emisionin “Open” në “Top Channel”, ku thoshte se projekt ligji për paketën anti-shpifje censuron fjalën e lirë dhe mediat, ka ardhur edhe reagimi nga zv-kryeministri Erion Braçe.

Në kundërpërgjigjen e tij Braçe shkruan, se shpifja është cënim barbar i lirive të individit.

Reagimi i plotë i Braçes:

Zoti Cukali!

SHPIFJA ESHTE CENIM BARBAR I LIRIVE TE INDIVIDIT!

SHPIFJA ESHTE K RIM I RENDE KUNDER LIRISE SE INDIVIDIT!

Boll i dolet zot shpifjes!

E ke provuar ndonjehere shpifjen ne kurriz?

Ke qene ndonjehere ne shtepine tende, me familjaret e tu, prinder e femije dhe, te eshte perplasur ne fytyre shpifja:

Ke vrare njerez!; Ke shitur droge!

Po te flete njeriu qe i ka vuajtur keto ne kurriz mu ne shtepine e tij;

Po te flete njeriu qe ka nje vandak me letra te policise kriminale, prokurorise e gjykates qe deshmojne shpifjen e ndyre te portaleve qe po u del zot!

Veterregullim do besh ti?

Javen qe shkoi u denuan 7 portale per shpifje kriminale!

Cfare akti veterregullues ke ndermarre ti?

Zero!

Po mo po, gjykata i denoi!

Ti cfare akti veterregullues ke ndermarre?

As qe te pyet Syri, Tyri, Lyri, Myri, Andy, Mandy, Tony, Jetua, Kasua etj etj!

Beni gjene me të thjeshte:

MOOOOOS SHPIFNI! KAQ!

Po ishit te zote thoni te verteten!