HomeAktualitet

Dëbora mbulon veriun: Në Dardhë trashësia shkon deri në 25 cm, probleme në transportin rrugor

Dëbora mbulon veriun: Në Dardhë trashësia shkon deri në 25 cm, probleme në transportin rrugor

Në Qarkun Korçë gjate natës ka pasur reshje shiu por në disa zona edhe dëbore, kryesisht në ato që janë mbi 900 metra nga niveli i detit.

Në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 cm.

Dëborë ka mbuluar gjithashtu pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm.

Autoritetet kanë njoftuar e është punuar dhe vazhdon puna me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Këshillin që në rrugën e Dardhës mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë ose goma dimërore ne orët e paradites, nga km 8 deri në km 13. Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve behet pa probleme, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.