HomeAktualitet

Deklarata e Artan Hoxhës: Pas Xhafaj e ka radhën një tjetë ministër

Deklarata e Artan Hoxhës: Pas Xhafaj e ka radhën një tjetë ministër

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me largimin e papritur të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Hoxha deklaroi se pas largimit të Xhafajt, do të japë dorëheqjen edhe një tjetër ministër.

“Ishte një lajm i papritur, sepse Xhafaj ishte në qendër të sulmeve, kur shpërtheu historia me ‘Babalen’, dhe ka qenë në trysni të jashtëzakonshme.

Gjithë preisoni i madh që bëhej, Xhafaj ka rezistuar. Dukej sikur po mbylte me sukses edhe tetorin, rezistoi në momentet kur kishte furtuna të mëdha.

Bashkë me Tahirin u larguan dhe tre ministra të tjerë, por sot nuk ka ndodhur kështu.

Edhe një ministër tjetër do të shoqrojë largimin e Xhafajt. Ndryshe nga Tahiri, Rama kishte sot gati emrin e ri të ministrit.”