HomeAktualitetDebat

Deklarata e Nikollës/ Studentëve u hapet “oreksi”, thirrje në kor: Arsim publik falas!

Deklarata e Nikollës/ Studentëve u hapet “oreksi”, thirrje në kor: Arsim publik falas!

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht shfuqizimit të VKM për taksën e provimeve të mbartura. Studentët thonë se kërkojnë edhe plotësimin e tre pikave të tjera të kërkesës së tyre.

Me thirrjet “arsim publik falas”, “Ne nuk dorezohemi” studentët vazhdojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00 të paradites së sotme, pavarësisht lajmit të ministres Lindita Nikolla se është shfuqizuar pika 4 e VKM për pagesë ekstra për provimet e mbartura.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë per provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera.

Do vazhdojmë protestat”- thonë studentët.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët po protesojne prej disa oresh tek godina e Ministrisë së Arsimit.

Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Shkodër.

Pavarësisht thirrjeve me megafon për të mos hedhur objekte në drejtim të godinës së Ministrisë, disa studentë kanë hedhur vezë dhe letra higjienike.