HomeAktualitet

Deklarata e sakrifikimit si Alende, qëndrimet e Ademit dhe shkresa e sekretares fundosin presidentin! Ja dosja e plotë e PS kundër Metës

Deklarata e sakrifikimit si Alende, qëndrimet e Ademit dhe shkresa e sekretares fundosin presidentin! Ja dosja e plotë e PS kundër Metës

Zbardhet dosja e plotë e shkarkimit të presidenti Ilir Meta. Mazhoranca duket se ka kompletuar gjithçka dhe e vetmja gjë që po pritet është raporti i Komisionit të Venecias. Gazeta pak javë më parë raportoi se Kuvendi ka marrë të dhëna nga 8 institucione, ndërsa sot po zbardhim të plota informacionet e kërkuara dhe të administruara më pas.

Këto informacione i ka pasur dhe Taulant Balla në Komisionin e Venecias, ku u diskutua për shkarkimin e presidentit. Dosja e parë është e Presidencës. Prej saj janë mbledhur informacione për 7 çështje. Kuvendi ka kërkuar praktikën e plotë të nxjerrjes së dekretit nga presidenti për anulimin e zgjedhjeve, shoqëruar me të dhënat mbi konsultimin me faktorët politikë. Presidenca në të dhënat që ka dorëzuar nuk ka dhënë informacion për konsultim me partitë politike dhe kjo do përdoret kundër presidentit, pasi nuk u konsultua. Po ashtu është administruar praktika e dekretit për 13 tetorin, ku kërkohen sqarime mbi pretendimet se: ‌‌zgjedhjet‌ ‌‌e‌ ‌‌dekretuara‌ ‌‌për‌ ‌‌t‌’‌u‌ ‌‌zhvilluar‌ ‌‌më‌ ‌‌datë‌ ‌‌30‌ ‌‌qershor‌ ‌‌do‌ ‌‌të‌ ‌cenonin‌ ‌‌të‌ ‌drejtat‌ ‌‌kushtetuese; ‌‌do‌ ‌‌të‌ ‌‌cenonin‌ parimin‌ ‌‌kushtetues‌ ‌‌të‌ ‌‌pluralizmit‌,‌ ‌‌mbi‌ ‌‌të‌ ‌‌cilin‌ ‌‌ndërtohet‌ ‌funksionimi‌ ‌‌i‌ shtetit‌ ‌‌të‌ ‌‌së‌ ‌‌drejtës‌; do‌ ‌‌të‌ krijonin‌ ‌‌rrezikun‌ ‌‌e‌ ‌‌një‌ ‌‌konflikti‌ ‌‌civil‌; kriza‌ ‌‌politike‌ ‌‌ka‌ ‌shkaktuar‌ ‌‌e‌ ‌‌pritet‌ ‌‌të‌ ‌‌shkaktojë‌ ‌‌edhe‌ ‌‌më‌ ‌‌shumë‌ ‌‌në‌ ‌‌ekonominë‌ ‌‌e‌ çdo‌ ‌‌familjeje‌ ‌‌s‌h‌qiptare‌ ‌‌dh‌e‌ ‌‌në‌ ‌‌mbarë‌ ‌‌vendin‌ ‌‌dëme‌ ‌‌të‌ jashtëzakonshme‌; zhvillimi‌ ‌‌i‌ ‌‌z‌gj‌edhjeve‌ ‌‌më‌ ‌‌datë‌ ‌‌30‌ ‌‌qershor‌ ‌2019‌,‌ ‌‌pa‌ ‌‌garë‌ ‌‌dhe‌ ‌‌pa‌ ‌‌pjesëmarrjen‌ ‌‌e‌ ‌‌opozitës‌ ‌‌do‌ ‌‌të‌ ‌‌shënonte‌ ngrirjen‌ ‌‌e‌ ‌‌progresit‌ ‌‌të‌ ‌‌integrimit‌ ‌‌të‌ ‌‌vendit‌ ‌‌në‌ ‌‌Bashkimin‌ ‌‌Europian‌.

Kolegji Zgjedhor dhe KQZ

Një tjetër dosje është ajo e dorëzuar nga Kolegji Zgjedhor. Bëhet fjalë për dosjen‌ ‌‌e‌ ‌‌plotë‌ ‌‌të‌ ‌‌vendimit‌‌ ‌‌datë‌ 24‌.06‌.‌2019‌,‌ ‌‌me‌ ‌‌paditës‌ ‌‌Partia‌ ‌‌Uniteti‌ ‌‌Kombëtar‌,‌ ‌‌i‌ ‌‌paditur‌ ‌‌Komisioni‌ Qendror‌ ‌‌i‌ ‌‌Zgjedhjeve‌ ‌‌dhe‌ ‌‌me‌ ‌‌objekt‌ ‌‌“‌Kundërshtimin‌ ‌‌e‌ ‌‌vendimit‌ ‌nr‌.‌ ‌‌836‌,‌ datë‌ ‌‌13‌.06‌.‌2019‌ ‌‌të‌ ‌‌Komisionit‌ ‌‌Qendror‌ ‌‌të‌ ‌‌Z‌g‌jedhjev‌e‌ ‌‌me‌ ‌‌anën‌ ‌‌e‌ ‌‌të‌ ‌cilit‌ ‌‌është‌ ‌‌vendosur‌ ‌‌rrëzimi‌ ‌‌i‌ ‌‌kërkesës‌ ‌‌së‌ ‌‌Partisë‌ ‌‌së‌ ‌‌unitetit‌ ‌‌Kombëtar‌ (‌PUK‌)‌ ‌‌për‌ ‌‌t‌’‌u‌ ‌‌çregjistruar‌ ‌‌nga‌ ‌‌zgjedhjet‌ ‌‌për‌ ‌‌pushtetin‌ ‌‌vendor‌ ‌‌të‌ ‌‌datës‌ ‌‌30‌ ‌qershor‌ ‌‌2019‌”‌.‌ Po ashtu, Komisioni ‌‌Qendror‌ ‌‌i‌ ‌‌Zgjedhjeve‌ ‌ka‌ ‌‌vënë‌ ‌‌në‌ ‌‌dispozicion‌ ‌‌procesverbalin‌ ‌‌e‌ ‌‌mbledhjes‌ ‌‌datë‌ ‌‌11‌.‌06‌.‌2019‌ ‌‌si‌ ‌‌dhe‌ ‌‌praktikën‌ ‌‌e‌ ‌‌plotë‌ ‌për‌ ‌‌shqyrtimin‌ ‌‌e‌ ‌‌kërkesës‌ ‌‌së‌ ‌‌Partisë‌ ‌‌Uniteti‌ ‌‌Kombëtar‌ ‌‌për‌ ‌‌çregjistrimin‌ ‌‌nga‌ ‌z‌gj‌edhjet‌ ‌‌për‌ ‌‌organet‌ ‌‌e‌ ‌‌qeverisjes‌ ‌‌vendore‌ ‌‌të‌ ‌‌datës‌ ‌‌30‌ ‌‌qershor‌ ‌‌2019‌.‌ ‌

Deklaratat televizive

Përveç shkresave, komisioni do të përdorë kundër Metës dhe deklarata e tij. Komisioni ka administruar nga AMA kasetat filmike të 3 deklaratave të Metës, nga ajo e anulimit të zgjedhjeve, te propozimi për 3 palë zgjedhje më 13 tetor dhe deklarata nga Pogradeci se do të sakrifikohet si Allende, duke kërcënuar qeverinë dhe amerikanët. Ndërsa një tjetër deklaratë që do përdoret nga mazhoranca është ajo e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila deklaroi se nuk do dalë nga zyra.

Procedimet

Dy dosje të tjera me prova janë administruar nga prokuroria dhe nga policia. Prokuroria ka dhënë informacione për procedime për shkelje të procesit zgjedhor ‌‌gjatë‌ ‌‌periudhës‌ ‌‌kohore‌ ‌‌1‌ ‌‌janar‌ ‌‌2019‌ ‌‌-‌ ‌‌10‌ ‌‌qershor‌ ‌‌2019‌ ‌‌në‌ ‌‌shkallë‌ ‌‌vendi‌.‌ Si dhe për pjesën pas datës 10 qershor. Ndërsa policia ka dhënë informacione mbi numrin e kallëzimeve për të njëjtat periudha. Sipas informacioneve, për periudhën 01 janar 2019 – 10 qershor 2019 janë gjithsej 2 kallëzime që lidhen me procesin zgjedhor, të referuara në Prokurori. Për periudhën 10 qershor 2019 e në vazhdim, janë gjithsej 32 kallëzime që lidhen me procesin zgjedhor. Prokurori ka informuar se ka regjistruar 37 procedime.

Botimi i dekretit

‌‌Të dhënat e fundit që janë mbledhur janë informacione nga Qendra e Botimeve Zyrtare mbi praktikën‌ ‌‌e‌ ‌‌ardhur‌ ‌‌nga‌ ‌‌Institucioni‌ ‌‌i‌ ‌‌Presidentit‌ ‌‌të‌ ‌‌Republikës‌ ‌‌për‌ ‌‌dekretin nr‌.‌ ‌‌10928‌,‌ ‌‌datë‌ ‌‌05‌.‌11‌.‌2018‌ ‌‌“‌Për‌ ‌‌caktimin‌ ‌‌e‌ ‌‌datës‌ ‌‌së‌ ‌‌zgjedhjeve‌ ‌‌për‌ ‌‌organet‌ ‌e‌ ‌‌qeverisjes‌ ‌‌vendore‌”‌.‌ Si dhe ‌Praktikën‌ ‌‌e‌ ‌‌ardhur‌ ‌‌nga‌ ‌‌Institucioni‌ ‌‌i‌ ‌‌Presidentit‌ ‌‌të‌ ‌Republikës‌ ‌‌për‌ ‌‌dekretin‌ ‌nr‌.‌ ‌‌11199‌,‌ ‌‌datë‌ ‌‌10‌.‌06‌.‌2019‌ ‌‌”‌Për‌ ‌‌shfuqizimin‌ ‌‌e‌ ‌‌dekretit‌ ‌‌nr‌.‌ ‌‌1‌0‌928‌,‌ ‌‌datë‌ ‌‌05‌.‌11‌.‌2018‌ ‌‌të‌ ‌Presidentit‌ ‌‌të‌ ‌‌Republikës‌ ‌‌“‌Për‌ ‌‌caktimin‌ ‌‌e‌ ‌‌datës‌ ‌‌së‌ ‌‌zgjedhjeve‌ ‌‌për‌ ‌‌organet‌ ‌‌e‌ ‌‌qeverisjes‌ vendore‌”‌.‌ ‌E dhëna e fundit është marrë nga Komisioni i Ligjeve. Bëhet fjalë për ‌‌shkresën‌ ‌‌nr‌.‌1956‌/‌1prot‌,‌ ‌‌datë‌ ‌‌22‌.‌06‌.‌2019‌ ‌të‌ ‌‌Sekretares‌ ‌‌së‌ ‌‌Përgjithshme‌ ‌‌të‌ ‌‌institucionit‌ ‌‌të‌ ‌‌Presidencës‌.‌ ‌Në këtë shkresë sekretarja sulmonte ashpër Komisionin e Ligjeve. Pra janë 8 dosje me prova, të cilat do përdoren kundër presidentit, pa përmendur këtu dhe raportin e Venecias, i cili i vë vulën gjithçkaje. /Kliti Topalli