HomeAktualitet

Deklarata shokuese e kandidatit “grekofon” të grupit “Berisha-Meta”: Shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi…

Deklarata shokuese e  kandidatit “grekofon”  të grupit “Berisha-Meta”: Shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi…

Një deklaratë shokuese është bërë ndaj shqiptarëve nga kandidati i Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bejleri.

Teksa ka folur për një televizion grek, Bejleri ka deklaruar se një pjesë e shqiptarëve janë të ardhur në këto troje nga rajoni Alba i Kaukazit.

Deklarata e pasaktë historikisht, pasi është provuar nga historianët më seriozë të botës se shqiptarët nuk kanë lidhje me “Albanian” një rajon në Kaukaz, përdoret edhe sot e kësaj dite gjerësisht nga albanofobët.

“Ka dhe shqiptarë që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”, dëgjohet të thotë ai për një televizion grek.