Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratën e Berishës i cili ditën e djeshme tha se Silvio Gonzato është avokat i Edi Ramës.
Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, Berisha u shpreh se Gonzato ka mashtruar në Bruksel, duke thënë se axhenda e PD është MAGA dhe jo integrimi i Shqipërisë në BE.
Në një prononcim për mediat, pyetur në lidhje me deklaratën e Berishës, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur se nuk komentojnë spekulimet edhe gënjeshtrat e spekulatorëve.

