HomeAktualitetDebat

Deliron Ilir Meta: Vetëm unë mbroj demokracinë, kurse Edi Rama meriton 10 me yll për manipulimin te nderkombëtarve, as pas 2025-s s’hapen negociatat

Deliron Ilir Meta: Vetëm unë  mbroj demokracinë, kurse Edi Rama meriton 10 me yll për manipulimin te nderkombëtarve, as pas 2025-s s’hapen negociatat

Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, teksa po fliste për çështjen e integrimit europian dhe për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha në forumin “Biseda për tranzicionin” se Rama meriton notën 10 me yll për manipulimin e raporteve ndërkombëtare.

Sipas tij, Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit dhe po përpiqet ta intimidojë e frikësojë atë.

“Jam ende në krye të detyrës nuk di ta them si do mbahem mend, por me kënaqësi e them se pas largimit të opozitës nga Kuvendi dhe mos futjen në zgjedhje, pas përpjekjeve sistematike të kryeministrit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ishte i vetmi institucion që punonte që demokracia të mos binte në blackout.

Rama meriton 10 me yll se ka manipuluar raportet ndërkombëtare, sikur këtu po bëhej çudi me reformat, ne e dinë se po të kishte ecur kështu me reformat do na ishin çelur negociatat.

Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit, përpiqet ta intimidojë e frikësojë popullin. Ky nuk është tipari i një vendi demokratik. Ne as pas 2025 nuk i çelim dot negociatat”, deklaroi demokrati i Lalazit