Kreu i PD-së, Sali Berisha, iu bashkëngjit sot protestës përpara Kuvendit lidhur me ligjin për barazinë ligjore.
“Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, përmbys kodet e vendit dhe penalizon ndëshkon, ata të cilët duan të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Penalizon ligjet, kushtetutën e vendit, nenet e familjes. Përmbys nenet e lirisë së besimit, nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij.” – u shpreh mes të tjerash sot Berisha.
Mirëpo, sa i sinqertë është Berisha në qëndrimin e tij të tanishëm?
Dikur Berisha mendonte ndryshe. Në një video të vitit 2010 kur ai drejtonte qeverinë, Berisha dëgjohet të thotë se orientimi i ndryshëm seksual është një realitet sa vetë lashtësia.
“Ai ekziston, pavarësisht besimeve apo bindjeve politike dhe Tirana është qytet i tolerancës, ndërsa vendi është i lirive të garantuara”, shprehet në atë kohë ish-kryeministri Berisha.
/TemA

