HomeAktualitet

Dënimi i Tahirit, deputeti denigron kryetarin e SHQUP-it: Paburrëria nuk është pafajësi zoti Basha

Dënimi i Tahirit, deputeti denigron kryetarin e SHQUP-it: Paburrëria nuk është pafajësi zoti Basha

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se gëzohet për burgosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se vetë Basha është një kandidat i mundshëm për t’u dënuar nga drejtësia. Sipas tij kryedemokrati Basha nuk duhet të komentojë dënimin e Tahirit, pasi me këtë tregon paburrërinë e tij.

“Basha “gezohet” nga frika per burgosjen e kundershtarit te tij politik Saimir Tahiri, i cili e ka fyer paburrerine e Bashes ne perballjen me drejtesine.

Ne fakt vete Basha eshte nje kandidat më se i pershtatshem per tu denuar nga drejtesia e drejte. Mekatet publike qe ka kryer nuk i’a heqin meritat të ishte nje anetar i denje i Shtepise se Lirise. Pra nje shok qelie politike i Saliut dhe Ilirit.

Nuk dua te gjykoj vendimin e gjykates ndaj Tahirit, por s’mund te pranoj qe ata te cilet duhet ta qepin gojen e hapin ate pa dogane.

Paburreria nuk eshte pafajesi zoti Basha!”, shkruan Petro Koçi.