HomeAktualitetDebat

Deputeti Erion Piciri flet në kuvend, Balla qesh nga vendi/ Ka ardhur koha për drejtësi ë Taulant?” Më lër dhe mua, se ato 2 minuta kam”

Deputeti Erion Piciri flet në kuvend, Balla qesh nga vendi/ Ka ardhur koha për drejtësi ë Taulant?” Më lër dhe mua, se ato 2 minuta kam”

Deputeti Erion Piciri, i dalë nga listat e PD-së kërkoi nga foltorja e Kuvendit që drejtësia shqiptare të marr shembull nga ajo në Kroaci, Rumani apo Maqedoni dhe të dënojë zyrtarët e lartë të vendit për atë që kanë bërë në 30 vite.

Ndërsa nuk kanë munguar as batutat m3e taulant Ballën, i cili qeshte nga vendi teksa Piciri fliste nga foltorja e Kuvendit.

“Më lër dhe mua, se ato 2 minuta kam unë. Ka ardhur koha për drejtësi ë Taulant? Se ti ke studiuar edhe në Rumani. Nëse votoni propozimin tim do e kthenim këtë Parlament në një qendër edukimi. Shqipëria do të jetë vendi i njerëzve të ndershëm dhe jo baronëve të drogës. Të godasim baronët e politikës, pastaj të krimit. Kjo është ora e së vërtetës.

Duhet të dëgjojmë që ‘X’ ministër, kryeministër apo president të dënohet për atë që ka bërë në 30 vite, e bëri Kroacia, e bëri Rumania, e bëri Maqedonia, kjo është kthesa e madhe që duhet të bëjmë”, tha Piciri, që ka qenë edhe rival i Lulzim Bashës për kryetar të PD-së.