HomeAktualitet

Deputeti “zevzek” i Monës reagon pas rrahjes me tregtarët: Deputetët e tjerë nuk më ndihmuan, se kishte kamera

Deputeti “zevzek” i Monës reagon pas rrahjes me tregtarët: Deputetët e tjerë nuk më ndihmuan, se kishte kamera

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë sot në disa tregje në Tiranë për të mbështetur protestën e tregtarëve të vegjël kundër futjes në skemën e TVSH-së nëse arrijnë xhiron 2 milionë lekë në vit.

Por nga disa foto të shpërndara nga agjencia e fotove LSA, duket deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili përplaset me disa persona në treg.

“Në atë moment ndërhyra unë. Nuk doja që situata të precipitonte në një konflikt fizik. Ishte i papranueshëm fjalori i tregtarit. Kishte edhe deputetë të tjerë që nuk u përfshinë nga frika se mos i kapnin kamerat”, thotë Braimllari për “BalkanWeb”.