HomeSport

Derbi/ “Përbindëshi” Ronaldo i përgjigjet “perlës” së Naingolan

Derbi/ “Përbindëshi” Ronaldo i përgjigjet “perlës” së Naingolan

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e Serisë A mes Interit dhe Juventusit e vlefshme për javën e 34-t. Vendasit e Luçiano Spaletit kaluan të parët në avantazh falë perlës së Raxha Naingolan në minutën e 7-të.

Juventusi është shpallur kampione dhe Alegri ka luksin të bëjë eksperimente me formacion dhe këtë ka bërë. 3-5-2 është moduli i bardhezinjeve me Emre Çan në mbrojtje dhe Kuadrado në mesfushë. Ndërsa në sulm do të jenë Bernadeski dhe Ronaldo.

Pavarësisht golit të pësuar, kampionët e Serisë A nuk u dorëzuan, teksa vendosën baraspeshën në minutën e 62-të me anë të Kristiano Ronaldon.

Me barazimin e sotëm, Interi thelloi përkohësisht në 6 pikë diferencën nga vendi i 5-të që mbahet nga Milani. Kujtojmë që kuqezinjtë do të ndeshen ditën e nesërme me Torinon, në një sfidë vendimtare për zonën Champions.

Ndërkohë Juventusi, edhe pse është shpallur zyrtarisht kampion është duke respektuar në maksimum kampionatin. Me barazimin e sotëm “Zonja e Vjetër”, u ngjit në kuotën e 88 pikëve. Kujtojmë që sfidën e radhës zikaltërit do e luajnë në transfertë ndaj Udinezes, ndërkohë që Juventusi pret Torinon.

Formacionet zyrtare:

Inter:Handanoviç, Asamoah, Shkriniar, De Vrij, D’Ambrosio, Brozoviç, Vesino, Perisiç, Naingolan, Politano, Ikardi. Trajner:Spaleti.

Juventus:Shezni, Kielini, Bonuçi, Emre Çan, Aleks Sandro, Matuidi, Pjaniç, Kuadrado, Kanselo, Bernadeski, Ronaldo. Trajner:Alegri