HomeAktualitet

Detaje nga plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit shqiptar në Greqi, autori e qëlloi brenda banesës dhe e tërhoqi deri në rrugë

Detaje nga plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit shqiptar në Greqi, autori e qëlloi brenda banesës dhe e tërhoqi deri në rrugë

Një 15-vjeçar shqiptar i komunitetit rom, është plagosur rëndë me armë në Aspropyrgo të Greqisë.

Ai ishte lënë në rrugë dhe fatmirësisht është pikasur nga drejtuesi i një automjeti, i cili më pas e ka transportuar në spital.

Dyshohet se autori e ka goditur 15-vjeçarin brenda banesës në Nea Zoi të Aspropyrgos e më pas e ka tërhequr duke e hedhur në rrugë.

Gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë për shkak të plagës me armë zjarri. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Thriasios.

Policia greke po has kohët e fundit një problematikë të theksuar pas forcimit të grupeve nga Shqipëria në veprimtaritë e paligjshme, kryesisht ato të drogës.