HomeKronike

Detaje nga vrasja e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosja e shokut të tij! Pronari i lokalit Kobra në Prizren i qëlloi me armë zjarri kur ata po largoheshin pas sherrit

Detaje nga vrasja e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosja e shokut të tij! Pronari i lokalit Kobra në Prizren i qëlloi me armë zjarri kur ata po largoheshin pas sherrit

Visart Cengu është 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për spitalin e Kukësit. Rufgen Shehu i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i Dvp Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të nates ” Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet.

Konflikti ishte i castit, fizik në lokal dhe jo me armë. Dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe me pseudonimin Kobra, ka qëelluar me armë zjarri drejt tre personave duke plagosur me armë zjarri njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur Visart Cengu.