HomeAktualitetDebat

Detaje të reja dalin nga vrasja që tronditi vendin! Dy burrat po pinin alkool dhe po dëgjonin muzikë LIVE deri në orët e para të mëngjesit: Si autori zuri “mat” viktimën teksa tentonte të largohej?!

Detaje të reja dalin nga vrasja që tronditi vendin! Dy burrat po pinin alkool dhe po dëgjonin muzikë LIVE deri në orët e para të mëngjesit: Si autori zuri “mat” viktimën teksa tentonte të largohej?!

Autori i vrasjes në Vaun e Dejës, Alfons Palushani ishte kthyer për pushime nga Anglia dhe me viktimën njiheshin prej kohësh.

Palushani ishte takuar në lokalin e natës me Agron Metushin, aty ku kanë pirë alkool së bashku, duke dëgjuar muzikë live.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, pavarësisht se kanë qenë së bashku, ata kanë nisur të debatojnë e deri në përplasje. Me pas, Palushani është larguar për në banesën e tij, ka marrë armën e zjarrit dhe është rikthyer tek lokali, aty ai ka vënë re mikun e tij, Agron Metushi Hasani, i cili po largohej me makinë dhe ka qëlluar menjëherë ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori i krimit u vu në pranga nga policia pas disa orësh.