HomeKronike

Detaje të reja nga aksidenti fatal në Kavajë/ Në timon nuk ishte 30-vjeçarja, por i dashuri i saj

Detaje të reja nga aksidenti fatal në Kavajë/ Në timon nuk ishte 30-vjeçarja, por i dashuri i saj

Ngjarja e rëndë tragjike e shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë ku mbetën të vdekur nusja 34-vjeçare, Edlira Pisku dhe vjehrri 69-vjeçar, Xhemil Pisku ka nxjerrë në dritë të tjera detaje.

Makina e drejtuar nga Ilda Parroj shkaktoi aksidentin tragjik, por në makinë nuk ka qenë vetëm 30-vjeçarja në timon, pasi një tjetër person dyshohet të ketë qenë sëbashku me të.

Ai është Halil Koka dhe mësohet se ka qenë në lidhje dashurie me drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Fillimisht policia tha se ishte 30-vjeçarja që shkaktoi aksidentin dhe u shoqërua në komisariat, por aty është zbuluar se Koka ka qenë drejtuesi që përplasi 2 personat për vdekje. Të dy ndodhen në Policinë e Kavajës të shoqëruar, teksa pritet të mësohen akuzat që do të ngrihen ndaj tyre. Edhe dëshmitarët kanë thënë se kishin parë një mashkull që drejtonte mjetin.
Fillimisht 30-vjeçarja Parroji deklaroi se ishte ajo në timon, pasi i dashuri i kishte kërkuar që ta merrte ajo persipër ngjarjen. Koka ishte pa patentë, sepse i ishte hequr pak ditë më parë nga policia Rrugore për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

23423

aksidenti mali i robit2

4db0d6f2-a335-4c88-8f39-1fec70a7cae8

d66f1459-6c29-4be2-9d22-d6f297bdc35e