HomeHumor

Dhiz iz ë mirakëll of fridëm!

Dhiz iz ë mirakëll of fridëm!

Tregojnë se, në ditët e zhvillimit të hetuesisë së grupit armiqësor në kulturë, drejtori i burgut ku mbaheshin “armiqtë” vendosi t’i bëjë një vizitë në qeli Todi Lubonjës.

Me t’u hapur dera, sa pa të hyjë komandantin, Todi u ngrit në këmbë duke lënë qëllimisht t’i binin poshtë pantallonat që, sipas normave të paraburgimit, nuk kishin rryp.

– Më fal, o komandant – u justifikua Todi.

– S’prish punë – tha komandanti që e kuptoi talljen. – Në fund të fundit, ju për këtë po përpiqeshit – të dilnit me brekë.

Nuk di se sa e vërtetë është kjo histori, por gjithësesi asaj dite ja arritëm. (Klodian Kapllanaj)