HomeAktualitetDebat

Dhjetëra të p.lagosur në Burrel, Forcat Speciale shpërndajnë huliganët e PD-së me gaz lotsjellës

Dhjetëra të p.lagosur në Burrel, Forcat Speciale shpërndajnë huliganët e PD-së me gaz lotsjellës

Përplasja mes policisë dhe protestuesve në qytetin e Burrelit ka sjellë dhjetëra të p.lagosur. Mbështetësit e PD kanë përdorur gurë dhe shkopinj në drejtim të policisë.

Në mbështetje të policisë së Shtetit kanë shkuar Forcat Speciale, që me gaz lotsjellës kanë shpërndarë mbështetësit e PD. Në spitalin e Burrelit janë dhjetëra të p.lagosur.

Burreli është bashkia e radhës e drejtuar nga PD ku kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

Në Shkodër, Tropojë, Kamëz e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.