HomeAktualitetKryesore

Dhjetra mijë paund në vit për shkollim, Kryemadhi flet pa turp para gjimnazistëve: Edhe fëmijët e mi kanë hallin tuaj, u larguan prej keqqeverisjes

Dhjetra mijë paund në vit për shkollim, Kryemadhi flet pa turp para gjimnazistëve: Edhe fëmijët e mi kanë hallin tuaj, u larguan prej keqqeverisjes

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka befasuar sërish, teksa ka përdorur fëmijët e saj, gjatë një takimi me gjimnazistët e Tiranës.

Teksa bisedonte me të rinjtë, Kryemadhi ka deklaruar se edhe fëmijët e saj kanë të njëjtat halle si të rinjtë shqiptarë, duke harruar se ajo po i shkollon fëmijët në shkollat më të shtrenjta të Anglisë.

Ajo la të nënkuptohej se edhe fëmijët e saj janë larguar jashtë shtetit për shkak të keqqeverisjes.

“Edhe pse unë jam 45 vjeç, të njëjtat probleme kanë fëmijët e mi. Kur merresh me politikë bëhesh indeferente e problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë.

Ndërkohë në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë kërkojnë të largohen.

E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju.

Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror.

Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme”, ka theksuar Kryemadhi.