HomeAktualitetKronike

Dhunohej nga ish-bashkëshortja, burri kërkon urdhër mbrojtje

Dhunohej nga ish-bashkëshortja, burri kërkon urdhër mbrojtje

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur urdhër mbrojtje për një qytetar i cili dhunohej nga ish- bashkëshortja.

Policia bën me dije se shtetasja E.B e divorcuar nga shtetasi A.I e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht këtë të fundit.

Materialet iu kaluan Gjykatës pr masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjate.

Më datë 14.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.I pasi ish bashkëshortja E.B, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.