HomeKronike

Dhunohet prokurori në Vlorë, reagon Unioni: Sulmi ndaj nesh tendencë në rritje

Dhunohet prokurori në Vlorë, reagon Unioni: Sulmi ndaj nesh tendencë në rritje

Sot në qytetin e Vlorës u dhunua prokurori Kledian Lloha, menjëherë pas kësaj ka reaguar Unioni i Prokuorereve te Republikes se Shqiperise. Unioni i prokurorëve ka denuar dhunës e ushtruar ndaj prokurorit gjithashtu kërkon mbrotjen e çdo prokurori. Unioni gjithashtu falenderon policinë e Shtetit për  arrestimin e menjehershëm të prokurorit.

Reagimi i plotë:

UPRSH reaguan ne mbrojtje te integritetit fizik te cdo prokurori qe ushtron detyren ne Republiken e Shqiperise.

UPRSH kerkon me force nga shteti shqipetar, te mbaje qendrim ndaj dhunes fizike te ushtruar kunder prokurorit ne Prokurorine prane Gjykates se shkalles se pare Vlore.

UPRSH pershendet reagimin e policise se shtetit per arrestimin e autorit te sulmit fizik ne zyrat e prokurorise shqipetare.

UPRSH beson se mbrojtja e prokuroreve eshte detyre e shtetit si nje obligim per prokuroret qe jane cdo dite ne mbrojtje te ligjit dhe interesave te qytetareve.

UPRSH me keqardhje konstaton se kohet e fundit vihet re nje tendence per sulm kolektiv ndaj trupes se prokuroreve . Prokuroret qe jane ne detyre jane perfaqesues te shtetit dhe shteti ka detyrimin per mbrojtjen e integritetit te tyre fizik si dhe per nje trajtim me dinjitet .