Policia e Kamzës shpalli dje në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, me profesion mësuese, e cila u filmua duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një nxënësi gjatë zhvillimit të orës së mësimit.
Policia njoftoi se M.H u shpall në kërkim pasi “bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se gjatë zhvillimit të procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve”.
Sipas policisë po punohet për kapjen e 58-vjeçares dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

