HomeAktualitet

Digjet zyra e drejtorit të ALUIZNI-t , ja çfarë gjeti policia në godinë

Digjet zyra e drejtorit të ALUIZNI-t , ja çfarë gjeti policia në godinë

Zyra e drejtorit të ALUIZNI-T në zonën e Fushë Krujës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas raportimeve të para thuhet se flaka i është vënë në mënyrë të qëllimshme. Policia gjeti në ambientet e brendshme 3 bidona me benzinë.

Dyshohet se autorët kanë tentuar të djegin arkivën e zyrës.  Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe zbulimin e shkaqeve.