HomeAktualitetKryesore

Dikush duhet t’ia kujtoi Ramës se nuk janë 4 por 32 varre… qe klithin për drejtësi!

Dikush duhet t’ia kujtoi Ramës se nuk janë 4 por 32 varre… qe klithin për drejtësi!

Nga Anri Bala

Dikush duhet t’ia kujtoi Ramës se nuk janë 4 por 32 varre… qe klithin për drejtësi!

1) 4 protestues të vrarë me 21 Janar

2) 26 qytetarë të vrarë në tragjedinë e Gërdecit

3) 2 të vrarë nga SPAK:

– Njeri quhet Enver Sheshi, i dënuar një herë për evazion fiskal për aferën e inceneratorëve dhe pasi kishte kryer dënimin është paraburgosur sërisht nga SPAK, për të njëjtën vepër penale nga prokurori Dritan Prençi.

Humbi jeten nga zemra në burg, edhe pse i kishte parashtruar shkaqet shëndetësore GJKKO së Apelit, gjyqtarës Iliriana Olldashi.

– I dyti është i ndjeri Pal Trashaj, një prej mijëra viktimave të institucioneve financiare të mikrokredive. Trashaj i dha fund jetës ne dyert e SPAK, pasi prej dy vitesh u refuzua nga Prokuroria e Posaçme, e cila nuk merrte persiper çështjen e grabitjës së pronës së tij. Dosja e tij u transferua për mungesë kompetencash:

“Pas verifikimeve ka rezultuar se dosja e Pal Trashaj i ka kaluar për kompetence një prokurorie të juridiksionit te përgjithshem që në vitin 2022”, përgjigjej SPAK.

Rama mund ta anashkaloi përdorimin e emrave të përgjegjësve, por jo të harroi viktimat! Çfarë do kishte ndodhur nëse njëri nga këto “viktima” do ishte ndonjë familjarë i ndonjë politikani cilido?!

Ç’taksirat kemi ne, që jemi katandisur në një shtet të drejtuar nga një pronar i një agjencie funerale, që ferkon duart kur vdes dikush, se me këtë rast i lulëzon biznesi dhe përballe tij qendron krenar e kërcenues varrmihësi?! /Ekskluzive.al