HomeAktualitetKryesore

“Dimri s’kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda”! Rama: Qeveria do nënshkruajë marrëveshje me strukturat hoteliere për të strehuar qytetarët

“Dimri s’kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda”! Rama: Qeveria do nënshkruajë marrëveshje me strukturat hoteliere për të strehuar qytetarët

Kryeministri Edi Rama bën me dije se qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”- shkruan Rama. (TemA)